Turizmi në veri/ Rriten vizitorët vendas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Viti 2021 ishte një kthim në normalitet për turizmin ku thuajse të gjithë tremujorët në raport me ata të vitit pandemik ishin me rritje të numrit të vizitorëve.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat mbi strukturat akomoduese ku rezulton se në periudhën tetor-dhjetor numri i vizitorëve dhe kryesisht atyre jo rezidentë është rritur me më shumë se dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me rritje janë edhe pushuesit vendas që rezulton me një shifër plus 65 për qind.

“Në tremujorin e katërt 2021, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 89,2%, në krahasim me tremujorin e katërt 2020. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 65,9%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 2,2 herë;

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 2,1 herë, në krahasim me tremujorin e katërt 2020. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 68,9%; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 2,6 herë”, thuhet në publikim.

INSTAT vlerëson se gjatë tremujorit të katërt 2021, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 89,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive”, ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,1%.

Në tremujorin e katërt 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,9%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (66,5%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,9%).

“Gjatë tremujorit të katërt 2021, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 2,1 herë, në krahasim me tremujorin e katërt 2020. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 93,3%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2,8 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 74,8%”, nënvizon raporti.

Në tremujorin e katërt 2021, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Qendër“ (55,2%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (53,7%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,7%);/monitor

Share.

About Author

Comments are closed.