Shkrumbohet shtëpia në Patos/ Ndërron jetë i moshuari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 73-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Mësohet se Sabri Serdari nuk ka mundur dot të dalë nga flakët prej banesës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nuk dihen shkaqe e zjarrit ndërsa policia ka nisur punë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share.

About Author

Comments are closed.