Real kalon Cityn/ Mbretërorët sërish përballë Liverpulit në finale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Real Madrid ka siguruar finalen e Ligës së Kampioneve me një sukses me përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Manchester City-t.

Pas fitores 4-3 të Sitit në ndeshjen e parë, Reali duhej të shënonte medoemos, por skuadra e spanjolle nuk ishte aq thumbuese në pjesën e parë, edhe pse luante përballë tifozerisë së vet. Pjesa e dytë ishte më e ndezur dhe në momentin më të mirë të madrilenëve, ishte City që shënoi me Mahrez. Më pas, anglezët u kthyen në mbrojtje duke administruar minutat. Kur mendohej që gjithçka kishte mbaruar, Reali gjeti 2 gola në 2 minuta, të 90 dhe të 91 me Rodrigo duke hapur nga e para fatin e kualifikimit dhe çuar takimin në shtesë.

Aty, pas vetëm 5 minutash erdhi edhe goli me penallti i Benzema dhe më pas për skuadrën e Realit u bë gjithçka e thjeshtë pasi administroi me qetësi shifrat 3-1, që i siguruan finalen ndaj Liverpool-it.

Share.

About Author

Comments are closed.