Projekt për Llixhat e Bënjës në Përmet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banjat e famshme me ujëra termale në Bënjë të Përmetit do t’i nënshtrohen një transformimi rrënjësor.

Sipas projektit të studios arkitekturore AbKons/ Metropolis, nga ndërhyrja pritet të preket jo vetëm terreni përreth por edhe vetë vaskat natyrore me ujë termal që vitet e fundit kanë tërhequr gjithnjë e më tepër turistë.

Ky projekt, i cili është shpallur fitues Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon ndërtimin e parkingut, korsisë së bicikletave, tre ballkone përgjatë kanioneve, sporteli në hyrje si dhe një qendër shëndetësore e banja publike. Në vaksat me ujë termal do të ndërhyhet me materiale drusore në formën e shkallëve, por edhe me gurë.

Projekti i FSHZH, ka ngjallur reagime të shumta pro dhe kundër nga shoqata të ndryshme të mjedisit, por dhe nga shoqëria civile.

Share.

About Author

Comments are closed.