Paralajmërimi i fortë/ Apollonia do jepet me konçesion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari Klodian Tomorri paralajmëron një skenar të ngjashëm me atë në Butrint, edhe në Apolloni, ku sipas tij parqeve kombëtare po iu zvogëlohen sipërfaqet me qëllimin e vetëm favorizimin e bizneseve.

Në Butrint, pasi zona turistike do të administrohet nga një fondacion shqiptaro amerikan, shumë pranë pritet që të ndërtohet një resort turistik.

Postimi i Tomorrit:

Radhen e ka Apolonia

Pasi grabiten Butrintin duke i zvogeluar siperfaqen dhe duke i cuar hotelet tek gardhi, tani po behen gati te rruajne edhe Parkun Arkeologjik te Apolonise.

Te gjitha te dhenat jane se po e japin me koncesion edhe Apolonine. Dhe madje jo tek nje fondacion jofitimprurese, por drejteperdrejte tek nje biznes privat qe do realizoje fitime. Shoqeria ne fjale eshte krijuar sakaq.

Keta duan te nxjerrin fitime nga pasurite natyrore dhe trashegimia kulturore. Por fitimet nuk i cojne ne shtet, por i privatizojne. A thua se trashegimia kulturore eshte vetem e ketyre dhe ja u kane lene trashegim gjysherit.

Talebane financiare.
Faxweb

Share.

About Author

Comments are closed.