Pamjet e aksidentit të frikshëm/ Turistët polakë, nuk i mbijetuan dot plagëve të marra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Kryebushat të Shkodrës, ku humbën jetën dy turistë polakë.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin, motor, ka përfunduar i shkatërruar plotësisht pas përplasjes me një golf.

Burime bëjnë me dije se dy viktimat kanë qenë çift bashkëshortësh, dhe kishin ardhur për qëllime turizmi në Shqipëri.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Golf, dhe po hetohet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

About Author

Comments are closed.