Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin Fan Noli

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një rrugë në New York ka marrë emrin e poetit dhe diplomatit të njohur shqiptar Fan Noli.

Lajmi është bërë me dije nga shoqëria “Besa Besën”, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Ajo shkruan se rruga në Bonx do të mbajë emrin e figurës së ndritur të kombit shqiptar ndërsa ka ndarë edhe disa foto nga ceremonia e mbajtur një ditë më parë.

“Sot patëm nderin e veçantë të marrim pjesë në një nga ngjarjet më madhështore të ndodhur ndonjëherë këtu në diasporën shqiptare të Amerikës.

Nga sot një nga rrugët në Bonx, New York do të mbaj emrin e figurës së ndritur të kombit shqiptar Fan Noli, faleminderit për të gjithë punën e palodhur (…) që kanë mbështetur këtë inciativë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritet lokale për ta bërë realitet këtë ditë e cila do të mbetet në histori për mbarë shqiptarët kudo që jetojnë” thuhet në postim.

Share.

About Author

Comments are closed.