Liverpul në finale të Champions/ E treta në 5 vitet e fundit, Salah mesazh Realit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mohamed Salah, pasi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve të Liverpool-it të tij, foli për kundërshtarin e tij të preferuar mes Real Madrid dhe Manchester City dhe qëllimet e tij personale:

“Do të doja ta gjeja Real Madridin në Paris, ata tashmë na kanë mundur në finale dhe unë do të doja të përballesha sërish. Do të fokusohem te golat. Dhe mendoj se Alexander-Arnold është ende i zemëruar sepse kam akoma më shumë asistime në Premier League”.

Momo Salah në intervistë foli edhe për tërbimin e Klopp në dhomat e zhveshjes pas dyzet e pesë minutave të para të lojës, në të cilën Liverpool kishte pesuar dy gola, me Villarrealin që kishte rihapur në mënyrë sensacionale gjithçka:

“Klopp bërtiti në dhomat e zhveshjes pas pjesës se parë” ka thënë sulmuesi egjiptian. Dhe pas britmave (dhe hyrjes së Luis Diaz), gjithçka ndryshoi: ndeshja u përmbys, 3-2 finalja dhe Liverpool fluturoi në finalen e Parisit.

“Le të bëhemi gati për festën në Paris!”, shkruan Daily Star, e cila nënvizon edhe vuajtjet e papritura të 45’-ave të parë dhe gabimet e Klopp. The Sun feston “kthimin që vlen finale”, ndërsa Liverpool Echo kujton se do të jetë “finalja e tretë e Champions League në pesë vjet” për Salah & Co.

Share.

About Author

Comments are closed.