Interi bën gabimin fatal/ Bolonja i heq mundësinë e titullit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interi bëri një hap flas në kampionat, teksa humbi me rezultatin 2-1 në transfertën kundër Bolonjës. Inzaghi është paraqitur përpara mediave pas përfundimit të ndeshjes, ku shpreh besimin e tij te lojtarët zikaltër, si dhe thekson faktin se në një kampionat të mbushura me surpriza gjithçka mund të ndodhi.

“Tani është e vështirë të jesh (optimist), por e di që kam një ekip me burra të mëdhenj që do të bëjnë gjithçka për ta mbyllur mirë këtë kampionat. Tani ne nuk jemi më zotër të fatit tonë. Kanë mbetur edhe katër ndeshje. Kemi parë që ishte një kampionat surprizash dhe lojëra të luajtura deri në fund. Kanë mbetur edhe 12 pikë për t’u rrëmbyer dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha Inzaghi.

Më pas trajneri i zikaltërve i dha zemër portierit fatkeq Ionut Radu, i cili bëri një gafë të pabesueshme , si pasojë e së cilës Inter nuk e ka më titullin në duart e tyre.

“Ishte një incident fatkeq, por gjëra të tilla mund të ndodhin. Gabimi i tij nuk do të kishte qenë kaq i madh nëse do të ishim duke fituar 1-4. Ne kemi besim të plotë te Radu. Ai është një portier i shkëlqyer që ka një të ardhme të ndritur përpara”, deklaroi trajneri Inzaghi për Sky Italia .

Share.

About Author

Comments are closed.