7 prill 1939: kur Italia pushtonte Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si sot 83 vite më parë, më 7 Prill 1939, nisi pushtimi i Shqipërisë nga Italia. 6 ditë më vonë, më 12 Prill 1939 vendi ishte nën pushtimin Italian të Benito Musolinit.

Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.

Ky pushtim nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur,pasi para pushtimit ushtarak, Italia e kishte pushtuar tashmë ekonomikisht dhe politikisht Shqipërinë duke e zhytur në borxhe financiare dhe borxhe politike, duke konsideruar se Italia që nga Konferenca e Ambasadorëve e vitit 1921 pothuajse ishte bërë “kumbara” e Shqipërisë.

Share.

About Author

Comments are closed.