Italia shpallet fituese në Eurovision/ Ja renditja e Shqipërisë, shtetet që na votuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Italia u shpall fituese e “Eurovision 2021”!

Grupi i rokut Måneskin me këngën “Zitti E Buoni” arriti të grumbullojë 524 pike, duke lënë pas Francën dhe Zvicrën.

Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë. ‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun.

Franca mori 499 pikë, ndërsa Zvicra që përfaqësohej nga shqiptari Gjon’s Tears 432 pike.

Edhe pse Gjon’s Tears mori vleresimin maksimal nga juria profesioniste, nuk siguroi shumicën e votave te publikut.

Ndërsa këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri u rendit e 21-ta duke grumbulluar 57 pikë, 22 nga juria dhe 35 nga publiku. Kater janë shtetet, të cilat votun për vendin tone, ndërsa Malta na vlerësoi maksimalisht duke na dhënë 12 pikë.

PIKËT PËR SHQIPËRINË

San Marino 2 pikë

Malta 12 pikë

Danimarka 7 pikë

Holanda 1 pikë

PIKËT NGA PUBLIKU 35

Pas performancës në natën finale, Anxhela Peristeri u shpreh: “Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“.

Share.

About Author

Comments are closed.