Broja zbulon pse zgjodhi Shqipërinë para Anglisë: Për krenari, rrjedh gjak shqiptar brenda meje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria pret sot Anglinë në Tiranë, në ndeshjen e dytë kualifikeuse të Kupës së Botës, Katar 2020.,
Sulmuesi i huazuar i Vitesse do të dalë kundër tokës së lindjes së tij të Dielën kur Tre Luanët takohen me Shqipërinë në kualifikimin e Kupës së Botës
Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja ka zbuluar pse ai ka zgjedhur Shqipërinë ndaj Anglisë përpara takimit midis të dy ekipeve në ndeshjet kualifikues të Kupës së Botës 2022.

19-vjeçari, i cili është i huazuar me Vitesse në Holandë, luajti për ekipin e Edoardo Reja të Enjten kur Shqipëria i nisi mbarë kualifikueset e Kupës së Botës me një fitore 1-0 kundër Andorra.
Edhe pse i lindur në Slough, Broja shpjegoi arsyet e tij për të zgjedhur tokën ku kishin lindur prindërit e tij.

“Ishte vendim i madh, natyrisht, kur zgjedh vendin tënd për të luajtur”, tha Broja për Goal. “Unë zgjodha Shqipërinë, sepse ka gjak shqiptar brenda meje, jam shqiptar, prindërit e mi janë shqiptarë, kështu që ishte edhe një vendim i lehtë”.
“Mendova se do t’i bëja krenarë njerëzit atje. Doja t’i bëja edhe prindërit e mi krenarë. Doja ta lartësoja Shqipërinë si një vend për të na çuar në Kupën e Botës ose Euro. Kjo është gjëja më e madhe për ta”.

“Nëse do të shkonim në finalet e Kupës së Botës, do të ishte çmenduri dhe ne do të bënim histori. Nuk i kemi arritur kurrë më parë, kështu që do të ishte diçka e çmendur për ne si vend, ju e dini”.

“Prindërit e mi janë shqiptarë, unë jam shqiptar dhe kam shumë të afërm në Shqipëri. E kam vizituar atje çdo vit kështu që është me të vërtetë një pjesë e madhe e jetës sime.”

Çfarë ka arritur Broja deri më tani me Shqipërinë?

Broja ishte në krye të të rinjve me Shqipërinë, për ekipet U-19 dhe U 21, duke shënuar tetë gola në tetë ndeshje. A karrierën e tij e zhvilloi paralelisht me Chelsea. “Në vitin e parë të U18, isha 17 vjeç dhe nuk po kaloja sezonin më të mirë,” tha ai. “Shënova dy gola gjatë gjithë sezonit, kështu që isha vërtet jo aty ku duhej”.

“Madje më mungonin golat në stërvitje, nuk luaja shumë. Pastaj, pata një nxitje nga nëna dhe babai im, kur Shqipëria më thirri për të luajtur me ta në verë”.
“Ishin U 19-të, prandaj mendova se do të ishte mirë të shkoja atje dhe të merrja vetëbesim, në një ekip tjetër me lojtarë të ndryshëm, për të hequr mendjen nga
Chelsea ku sezoni nuk ishte më i miri. Unë shkova në Shqipëri, luajta katër ndeshje dhe hënova gjashtë gola kështu që u ndjeva mirë”.

“Unë po shënoja, po luaja mirë edhe te Chelsea. Para fillimit të sezonit, luajta në U21 të Shqipërisë kundër Uellsit në debutimin tim. Hyra në pjesën e parë dhe shënova brenda dy minutash. Shënova përsëri 10 minuta më vonë dhe ndihesha mirë që po fitonim 2-0. Unë dola nga loja dhe fituam”.

“U ndjeva shumë mirë në para-sezon me Chelsea dhe ata panë atë që arrita përpara vitit të dytë të ekipit të të rinjve. Zgjodha Shqipërinë dhe sigurova se ishte një vit i mbarë për mua”.

“Shkova atje dhe shënova dy gola në secilën nga dy ndeshjet e mia të para dhe vazhdova të shënoj sërish.”
Broja u bë sulmuesi Nr.1 i akademisë së Chelsea, duke fituar huazimin e tij produktiv në Hollandë. Sulmuesi po përpiqet të ndihmojë skuadrën e tij të kualifikohet në Evropë dhe të ketë një shans për të fituar një vend në finale të Kupës KNVB kundër Ajax.

“Të jesh një lojtar i Kombëtares në moshën 19 vjeç është diçka që shumë lojtarë e kanë bërë, por gjithashtu shumë të tjerë nuk e kanë bërë,” shtoi ai. “Po, është mirë sepse si lojtar nga Chelsea, edhe ata gjithashtu presin shumë nga unë në Shqipëri”.

“Ata presin që cilësia ime të ndihmojë ekipin kështu që është mirë të jem në këto lloje ndeshjesh dhe, në fund të këtij muaji, ne luajmë kundër Anglisë. Kështu që, në këto takime, me të vërtetë mund të shfaq potencialin tim”.
“Pra, është një dimension tjetër në karrierën time. Është të diçka e veçantë të luaj për vendin tim.”

Share.

About Author

Comments are closed.